Meta: Rama të lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të marrëveshjes

ILIR META frame 27898 1100x620

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje kryeministrit, Edi Rama, që të “lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të marrëveshjes historike të 5 qershorit”.

“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill. Por, fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ia lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, shkruan Meta në Facebook.