Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Morrat i shkaktojnë infarkt, arrestohen prindërit e 12-vjeçares

Nga A2 CNN
1 Tetor 2020, 11:56 | Bota
Morrat i shkaktojnë infarkt, arrestohen prindërit e 12-vjeçares

Një vajzë 12-vjeçare ka vdekur pas një infarkti në zemër që u shkaktua, sipas autoriteteve, nga morrat. Tashmë, prindërit e Kaitlyn Yozviak në Georgia të SHBA-së janë arrestuar me akuzën e vrasjes nga neglizhenca.

Sipas hetuesve, vdekja e vajzës erdhi nga infarkti i shkaktuar nga anemia, që me shumë mundësi është shkaktuar nga pickimi i shpeshtë i morrave.

38-vjeçari, Joey Yozviak dhe 37-vjeçarja, Mary Katherine 'Katie' Horton janë ndaluar, pasi autoritetet thonë se vajza ka përjetuar dhembje të mëdha nga neglizhenca.

Agjenti special, Ryan Hilton, tha për WMAZ-TV se nuk kishte parë ndonjëherë një rast aq të rëndë infektimi koke. Sipas tij, ajo kishte javë pa u larë dhe jetonte në një dhomë të pisët dhe flinte në një krevat me krimba.

A2 CNN Livestream

Dita jonë