Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

NBA, Lakers të pamëshirshëm ndaj Heat

Nga A2 CNN
1 Tetor 2020, 08:14 | Sporte të tjera
NBA, Lakers të pamëshirshëm ndaj Heat

Los Angeles Lakers hodhi siç duhet hapin e parë drejt titullit që i mungon prej një dekade në basketbollin amerikan.

Në serinë e dueleve finale që nisën këtë të enjte, skuadra kaliforniane ishte superiore përballë Miami Heat, duke arritur që të fitojë bindshëm në finalen e parë me rezultatin 116-98.

https://www.youtube.com/watch?v=KHWwVIoeu1I

Edhe një herë të papërmbajtshëm ishin dy yjet e Lakers, Anthony Davis me 34 pikë, ndjekur nga LeBron James me 25 pikë.

Beteja e radhës mes Lakers dhe Miami zhvillohet këtë të shtunë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë