Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Andi Përmeti: Duke bojkotuar, tregojmë se Edi Rama është i vetëm

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, i ftuar në studion e “Ditari” në A2, deklaroi se “Edi Rama, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, po i bën i vetëm” dhe shtoi se “duke bojkotuar ne po japim mesazhet që ne nuk jemi pjesë e kësaj farse”.

“Nuk ka as PD-LSI dhe as opozitën parlamentare. Duke bojkotuar, ne po japim mesazhet që ne nuk jemi pjesë e kësaj farse dhe Edi Rama është i vetëm. Ai ka pretenduar më parë gjatë ndryshimeve kushtetuese se ka 74 vota në Parlament. PS-ja sot mund t’i kalojë e vetme ose me deputetë të blerë të opozitës, këto ndryshime në Kodin Zgjedhor, por unë personalisht kam detyrën që të tregoj se jam për listat e hapura. Pastaj, kush deputet voton për të mbajtur listat e mbyllura me Edi Ramën, do të tregojë se ose ka qenë gjatë gjithë kohës i blerë, ose është blerë tani”, u shpreh Përmeti.

Deputeti i Bindjes Demokratike nënvizoi se është “pro çdo drafti që propozon dhe mbështet listat e hapura, pavarësisht se drafti i kujt është”.

“Shpresoj që presioni i të gjithëve së bashku ta çojë në reflektim”, tha Përmeti.

  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 241 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 7 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e virusit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Të shëruarit në 24 orë janë 92, në spital 319 pacientë