Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Këshilli Politik diskuton draftin e opozitës jashtëparlamentare

bylykbashi gazetaret 1100x620

Opozita jashtëparlametare këmbëngul në ekspertizën e OSBE/ODIHR në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për Kodin e ri Zgjedhor, duke i dërguar një tjetër kërkesë sot Këshillit Politik.

Para nisjes së punimeve, Oerd Bylykbashi tha për gazetarët se refuzimi i Partisë Socialiste për të dërguar kërkesën për ekspertizë te OSBE/ODIHR është shkelje e marrëveshjes.

“Ka më shumë se 2 javë që PS refuzon t’i dërgojë kërkesën ODIHR-it dhe kjo është shkelje e marrëveshjes. Me këtë veprim, PS-ja po bllokon Këshillin Politik dhe nëse vijon në këtë rrugë vihet në rrezik hapja e negociatave”, deklaroi Bylykbashi.