Ndryshimi i Kodit, a munden të votojnë personat me aftësi të kufizuara intelektuale?

Në bazë të të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2017, rezultojnë 157,911 persona me aftësi të kufizuar që përfitojnë pagesë nga shteti. 30,8% e tyre janë me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore.

Numri llogaritet rreth 48 mijë dhe në këtë statistikë përfshihen dhe fëmijët, por jo invalidët e punës, të verbërit dhe para dhe tetraplegjikët.

Sipas ligjeve dhe Kushtetutës shqiptare kush humbet me një vendim të formës së prerë të gjykatës aftësinë për të vepruar, mes të tjerash humbet edhe të drejtën për të votuar.

Vetëm Gjykata e Tiranës gjatë 2 viteve të fundit ka dhënë 10 vendime të tilla. Përtej pengesave ligjore, personat me probleme të ngjashme hasin në vështirësi të mëdha në qendrën e votimit. 

Si drejtuese e një prej organizatave që ka advokuar mbrojtjen e interesave të personave me aftësi të kufizuara intelektuale, Afërdita sugjeron dhe një mënyrë sesi mund të ushtrohet e drejta e votës nga kjo kategori.

Ndërkohë për të shmangur një përballje politike dhe ndërhyrje në kushtetutë, mazhoranca duket se tërhiqet nga idea për të lejuar votimin e personave ligjërisht të paaftë për të vepruar.

Mes vendeve të ndryshme europiane, ka qasje të ndryshme për personat me probleme të shendetit mendor apo paaftësi intelektuale. Në disa shtete si Austria, Finlanda, Ilatia, Holanda, Spanja, etjerë mund të votojnë apo të jenë pjesë e qeverisë. Në disa të tjera mund të votojnë me vendim mjeku, ndërsa në një pjesë të madhe as nuk mund të martohen, blejnë shtëpi apo kujdesen për pasurinë e tyre.