Nga Irina Shayk tek Bella Hadid, Rihanna ngjit në pasarelë yjet e modës

Linja e re e veshjeve intime të Rihannës, Savage X Fenty, mblodhi të enjten, në Los Angeles Convention Center, në Kaliforni, disa nga modelet më të mira në botë.

Në krye të listës ishte vetë këngëtarja me një veshje lëkure, por nuk mungonin as supermodelet Bella Hadid, Irina Shayk dhe Cara Delevingne, duke na siguruar kështu një shfaqje që shkon përtej imagjinatës.

Përpos yjeve të modës, për të prezantuar linjën e saj të re, këngëtarja bashkëpunoi edhe me personazhe të famshëm si Paris Hilton, Normani, Big Sean, e të tjerë.

Shfaqja, Savage X Fenty e Rihannës do të transmetohet në videon e Amazon Prime të Premten, më 2 Tetor.