Pezullimi i kreut të OFL-së, Gjykata e Posaçme lë të pandryshuar masën për Artan Shkëmbin

shkembi 1100x620

Gjykata e Posaçme ka lënë sot të pandryshuar masën e “pezullimit nga detyra” të Artan Shkëmbit.

Kreu i Operacionit Forca e Ligjit, u pezullua nga detyra me firmë të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Gjykata kishte vendosur pezullimin e tij pasi partnerët ndërkombëtarë dërguan informacione pranë Prokurorisë së Posaçme se Shkëmbi është i lidhur me dekonspirimin e operacioneve në nxjerrjen e sekretit hetimor dhe korrupsion.

Seanca zgjati rreth 35 minuta, ku Shkëmbi ka mohuar akuzat. Pas përfundimit të seancës, avokati i tij, Artan Broci, ka deklaruar se Shkëmbi “nuk ka pasur kurrë aplikacion encrochat në telefon. Ai ka një karrierë 20-vjeçare në polici dhe nuk ka ceduar në asnjë rast të vetëm. Do paraqesim ankim”.