Rama: Programi i Lulit, tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë; Basha: Gërrvërre prej palaçoje

rama emigrantet frame 0 1100x620

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi të shkurtër në Twitter, ka ironizuar me programin me 5 pika të prezantuara nga Partia Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Sipas tij, programi është thjesht një “tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë”.

“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, lexohet në statusin e kreut të qeverisë.

I menjëhershëm reagimi i Bashës, i cili po në Twitter i ktheu përgjigje Ramës: “Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë”.