Raporti vjetor, NASA gjeneron 64 miliardë dollarë në vit

MB NASA frame 67 1 1100x620

NASA thotë se bën më shumë se sa dërgon astronautë në hapësirë. Ajo prodhon gjithashtu para për ekonominë amerikane.

Agjencia hapësinore publikoi raportin e saj të parë ekonomik, sipas të cilit NASA gjeneroi vetëm në 2019, më shumë se 64 miliardë dollarë. Në raport theksohet, gjithashtu, se për agjencinë punojnë 312 mijë amerikanë.

Sipas NASA-s, çdo shtet amerikan ka përfituar nga misionet dhe iniciativat e agjencisë hapësinore. Por ndihma në ekonomi nuk vjen vetëm falë dollarëve dhe vendeve të punës.

NASA saktësoi se laboratori i saj ka zhvilluar një ventilator specifikisht për pacientët me koronavirus, dizajni i së cilës do t’i dërgohet fabrikave, që të nisin prodhimin dhe më pas shpërndarjen për spitalet, falas.