“S’ka armëpushim në Karabak, pushtuesit të largohen”, Erdogan kritikon Francën, SHBA-në dhe Rusinë

erdogan 1100x620

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, akuzon Francën, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë se kanë neglizhuar konfliktin për rajonin e Karabakut për 30 vite, ndërsa thotë se thirrjet e tyre për armëpushim janë të papranueshme. Ai gjithashtu i kërkoi Armenisë të tërhiqet nga territori i Azerbajxhanit.

“Duke marrë shkas se 3 vendet e Minskut, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca kanë neglizhuar këtë problem për gati 30 vite. Para të gjithash, është e papranueshme që ata janë angazhuar në kërkim të një armëpushimi përballë këtyre zhvillimeve negative që kanë dalë në sipërfaqe këto ditë, por nëse diçka duhet kërkuar, pushtuesit duhet të largohen nga ato territore në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.

Rruga për një paqe jetëgjatë kalon përmes tërheqjes së armenëve nga çdo pëllëmbë tokë azere të pushtuar. Pëprjekjet konstante për të shpifur për Turqinë nuk do ta shpëtojnë qeverinë e Armenisë.”, u shpreh Erdogan.