Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

"S'kisha dhembje, por po vdisja", Navalny akuzon Putin: Ai qëndron pas helmimit tim

Nga A2 CNN
1 Tetor 2020, 12:47 | Bota
"S'kisha dhembje, por po vdisja", Navalny akuzon Putin: Ai

 Lideri i opozitës së Rusisë, Aleksei Navalny, fajëson presidentin, Valdimir Putin, se qëndron pas helmimit të tij. Në intervistën e parë pas rikuperimit në Gjermani, 44-vjeçari thotë se Putin qëndron pas tentativës për vrasje.

“Nuk kam shpjegim tjetër të asaj çfarë ndodhi”, tha Navalny për median “Der Spiegel”.

Opozitari rus bëri me dije se nuk ndjeu dhembje pas helmimit, teksa shtoi se e dinte që po vdiste. Sipas gazetës gjermane, kritiku i Kremlinit ka pohuar se qëllimi i tij tani është të qëndrojë pa frikë përballë presionit të autoriteteve ruse.

Navalny u helmua në muajin gusht, me atë që qeveria gjermane e përcaktoi si agjent nervor novichok. Ai qëndroi në koma për disa javë, ndërsa vijon rikuperimin në një spital të Berlinit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë