Vinicius i jep 3 pikët Realit

1601484940 693861 1601502069 portada normal recorte1 600x338

Një gol i Vinicius i mjaftoi Realit të Madridit për të siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat.

Në javën e tretë të La Ligas, madrilenët mundën 1-0 skuadrën e Valladolid me golin që e gjetën në minutën e 65.

Kjo është fitorja e dytë për skuadrën e Zinedine Zidane, që e nisi kampionatin me një barazim 0-0 përballë Real Sociedad.

Në sfidat e tjera të javës së tretë, Atletico Madrid nuk u zhbllokua dot përballë Huesca, duke barazuar pa gola.