Ambasadë në Jerusalem? Rama për kërkesën e Trump: Është çështje e jona

Kryeministri Rama e quajti një çështje të Shqipërisë spostimin e Ambasadës në Jerusalem, që iu kërkua nga Presidenti amerikan Donald Trump në letrën dërguar kreut të qeverisë.

“Ne dëgjojmë, respektojmë dhe vendosim në bazë bindjesh. Kemi krejtësisht, qëndrime të përbashkëta në drejtimet strategjike dhe më vjen shumë mirë që këto qëndrime burojnë nga bindjet dhe jo imponimi. Për sa i përket lëvizjeve konkrete këto janë çështje e jona. I trajtojmë me shumë kujdes dhe i vendosim në momentin e duhur, gjithmonë në funksione të interesave të Shqipërisë”

Për këtë çështje, tha Rama, Shqipëria ka një qëndrim në linjë me Bashkimin Europian, por la të hapur mundësinë që në të ardhmen të ndryshojë mendje. “Asnjëherë duke harruar që jemi aleatë strategjikë të SHBA dhe BE. Shqipëria mbetet i vetmi vend joanëtar i BE-së që nuk ka lëvizur në asnjë rast nga vija e dakordësuar e BE-së në politikën e jashtme”.