Ambasadorja Kim: E nderuar t’i dorëzoja Ramës letrën e Trump

yuri kim 1100x620 1 1100x620

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim njofton se i ka dorëzuar kryeministrit Rama letrën e presidentit Trump, ku ndër të tjera kërkohej edhe zhvendosja e ambasadës shqiptare në Jeruzalem.

Përmes një postimi në Twitter ambasadorja Kim shkruan: “Unë pata nderin t’ia dorëzoja Kryeministrit një letër nga Presidenti Donald Trump, duke falënderuar udhëheqjen në Ballkan dhe Evropë; refuzimin e praktikave abuzive të Kinës dhe mbështetjen e normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe Marrëveshjen e Abrahamit”, teksa shpreh edhe njëhërë mbështetjen ndaj Shqipërisë.