Anglezi që po tërhiqet nga futbolli në moshën 80-vjeçare

Një burrë anglez do të tërhiqet nga futbolli në moshën 80-vjeçare, duke luajtur sot ndeshjen e tij të fundit. Peter Webster, i cili jeton në Australi, tha se ka disa kohë që nuk po jep në fushë atë që jepte më parë.

“Vitet e fundit e kam menduar shumë tërheqjen. Njeriu duhet të njohë veten”, tha i moshuari për BBC.

Në rininë e tij, Webster ka luajtur për disa skuadra në kampionatin uellsian. Pas transferimit të tij në Australi në vitin 1981, ai luajti për Wollongong Figtree Football Cub, në klubin ku punon edhe si mirëmbajtës fushe.

“Para ndeshjes sime të fundit, dua të flas me kundërshtarët. Dua t’i them që mos të më tolerojnë”, tha 80-vjeçari.