Arsenal hakmerret ndaj Liverpool në Kupën e Ligës

arsenal 1100x620

Arsenal i gëzohet triumfit përballë kampionëve të Anglisë, por vetëm në Kupën e Ligës. “Topçinjtë” mposhtën dhe eliminuan Liverpool nga “Carabao Cup” vetëm pas goditjes së penalltive.

90 minutat e rregullta u mbyllën me rrjeta të paprekura, ndërkohë që rregullorja në këtë kompeticion i dërgon skuadrat menjëherë në gjuajtjen e 11-metërshave, pa shtesa.

Nga atje, Arsenal u tregua më i saktë, falë meritës së portierit Leno që ndali Liverpool në dy penalltitë e fundit, duke i dhuruar skuadrës kualifikimin.