Autogoli i vitit që i dha kualifikimin ekipit kroat në Europa League

autogol rijeka 1100x620

Rijeka ka arritur që të kualifikohet në grupet e Europa League pas një autogoli që shihet rrallë në futboll.

Ekipi kroat, që po lunte kundër Kopenhagenit, nis një kundërsulm me Andrijasevic. Dy mbrojtësi që po përpiqeshin ta ndalonin, përplasen me njëri-tjetrin. Andrijasevic lëshon një parabël që kalon portierin, por përplaset në traversë, pastaj në gjurin e mbrojtësit dhe përfundon në rrjetë.

Një autogol tragjikomik që vlejti sa një kualifikim.