Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Basha nga Elbasani: Rritja e kriminalitetit për shkak të bashkëpunimit me politikën

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 16:43 | Politikë
Basha nga Elbasani: Rritja e kriminalitetit për shkak të

Elbasani, prej korrikut po përballet me një numër të lartë krimesh, e kjo sipas kreu te PD, Lulzim Basha, ka vetëm një shkak.

“Nuk ka njeri që se ka marrë vesh, kjo është për shkak të lidhjes së politikës me krimin, angazhohem që do i pres këto lidhje”.

Prej ditësh, krye opozitar, Lulzim Basha, ka ftuar kryeministrin Edi Rama të zbatojë planin me 5 pika të propozuar nga demokratët për rimëkëmbjen pas vështirëve që ka shkaktuar Covid-19.

Të njëjtën kërkesë e artikuloi edhe në Elbasan, duke e kthyer në kufijtë e lutjes. “E lus edhe ta marrë. Lëri broçkullat. Merre këtë plan, zbatoje jo për mua, as për Edi Ramën, por për shqiptarët”.

Kryedemokrati vizitoi një seri biznesesh në Elbasan, që sipas tij, po përballen me vështirësi të forta, deri në limitet e mbijetesës, për shkak te mungesës së mbështetjes nga shteti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani