Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Belgjikës i shtohet një princeshë, ADN zbulon vajzën ilegjitime të ish-mbretit

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 11:56 | Bota
Belgjikës i shtohet një princeshë, ADN zbulon vajzën

Belgjikës, krejt papritur, i shtohet një tjetër princeshë. Nuk bëhet fjalë për një lindje të re ose një dasmë në pallatin mbretëror në Laeken, pak kilometra nga Brukseli,  ku jeton familja e mbretit Philippe.

Princesha e re është 52-vjeçare, skulptore dhe quhej deri dje Delphine Boël. Por që sot me urdhër të gjykatës belge ajo do të shtojë edhe mbiemrin e familjes Coburg-Gotha, si pjesëtare legjitime e saj  si motër e mbretit.

Gruaja ka fituar një betejë gjyqësore me ish-mbretin Albert III, që nuk e njihte atësi të bijën e lindur nga një lidhje jashtëmartesore në vitin 1968, ndërkohë që ishte e martuar me Paola Ruffo di Calabria.

Alberti 86-vjeçar ka mohuar me vite atësinë, por pas pothuajse dy dekadash zhurme mediatike Gjykata belge e shtrëngoi në vitin 2018 të bënte testin e ADN-së, ku shkelja e vendimit do t’i kushtonte 5 mijë euro në ditë.

https://a2news.com/2019/05/18/nuk-pranon-te-beje-testin-e-atesise-5000-euro-ne-dite-gjobe-per-ish-mbretin-e-belgjikes/

Rezultatet i dhanë të drejtë Delphine Boël, dhe tashmë edhe fëmijët e saj mund të mbajnë titullin “princ të belgëve”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani