Dëshpërimi për ushqim, elefantët dynden në vendgrumbullimin e plehrave

Produkte plastike dhe polietileni të patretshme janë gjetur në jashtëqitjet e elefantëve, të cilët kanë ngrënë mbeturina në një vendgrumbullim që është vendosur në habitatin e tyre në Sri Lanka.

Ndërkohë, imazhe tronditëse janë shpërndarë nga Jaffna Tharmaplan Tilaxan të elefantëve që ushqehen me plehra në qytetin Oluvil.

“Prej një kohe të gjatë, këta elefantë janë parë të ushqehen me mbeturina, të cilat u janë dërguar në habitatin e tyre”, ka thënë Tilaxan.

Tufa prej 25-30 elefantësh janë mësuar tashmë të ushqehen pranë vendbanimit të njerëzve, duke shkatërruar edhe të mbjellat e tyre në kërkim të ushqimit.

Një elefant udhëton zakonisht deri në 30 kilometra në ditë në kërkim të ushqim, por në Sri Lanka duket se nuk është e nevojshme për këto kafshë gjigante edhe pse nuk është ushqimi i duhur për ta.