Fiorentina zhgënjen në shtëpi, Sampdoria merr 3 pikët e para

53e48b79d3eadb9e0e1d6cb6b3c73f3do2 1100x620

Sampdoria ka marrë 3 pikëshin e parë në ndeshjen hapëse të javës së tretë të Serie A dhe këtë gjë e ka bërë përballë Fiorentinës vendase.

Miqtë fituan me rezultatin 1-2 në “Artemio Franchi” edhe pse ekipi i Iachini ishte favorit në letër.

Sampdoria kaloi e para në avantazh në pjesën e parë të takimit falë një penalltie të shndërruar në gol nga Quagliarella.

Vendasit u përpoqën shumë dhe arritën ta gjenin golin e barazimit në minutën e 72 me Vlahoviç. 7 minuta përpara përfundimit të ndeshjes Verre përfitoi nga një gabim i mbrojtjes për ta dërguar topin në rrjetë dhe shënuar 3 pikët e para për ekipin e tij.