Goditja në merkato, Agim Ibraimi nga Shkëndija te Kukësi, bëhet zyrtare

Ibrahimiiii 1100x620

Pas largimeve të thuajse të gjithë emrave të mëdhenj, Kukësi tregon se nuk ka ndërmend të dorëzohet në gatën për titull.

Nënkampionët e Shqipërisë realizuan goditjen e madhe, duke afruar Agim Ibraimi. Sulmuesi, i cili sapo mbylli aventurën te Shkëndija e Tetovës, ku luajti në 18 muajt e fundit, bëhet afrimi më i rëndësishëm në merkato.

32-vjeçari ka një karrierë të pasur, me eksperienca në Slloveni me ekipe si Olimpja e Lubjanës apo Maribor, por edhe në Turqi e Kazakistan. Në karrierën e tij, Ibraimi ka luajtur gjashtë muaj edhe me Kaljarin në Serie A, ndërsa është pjesë e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, ku regjistron 7 gola në 39 ndeshje të luajtura.