Hidhet shorti i Europa League, grup i fortë për Milan

europa league ok 1100x620

Është hedhur sot shorti për fazën e grupeve të Europa League.  Janë 12 grupet e shortuara, që i kanë dhuruar ekipeve të mëdha sfida të ekuilibruara, edhe pse nuk ka grupe “ferri“ të mirëfillta.  

Në grupin A, Roma ka një përballje relativisht të thjeshtë me Young Boys që mundi dje Tiranën 3-0, rumunët e Cluj dhe CSKA i Sofjes, ku luan ish-sulmuesi i Skënderbeut Sowe.

Grup më i vështirë për Milanin, që përballet me ekipe solide si skocezët e Celtikut, Sparta e Pragës dhe Lila. Ndërkohë, Napoli i Ellseid Hysajt do të ndeshet me holandezët e AZ Alkmaar, Real Sociedadin dhe kroatët e Rijekës.

Ky është shorti i plotë i fazës së grupeve: