Kodi i ri Penal, ministrja Gjonaj prezanton ndryshimet

gjonaj 1100x620

Ministria e Drejtësisë hedh në diskutim një projekt të ndryshimit rrënjësor të Kodit Penal. Ndryshimet janë përgatitur nga një grup ekspertësh të kryesuar nga Arben Rakipi. Kodi i ri synon reflektimin e vendimeve të Kushtetueses dhe qendrueshmëri në kohë.

“Besoj që ky Kod do të jetë një ndër projektet më të diskutuara për rëndësinë që mbart. Planifikojmë që brenda këtij viti kjo nismë të shkojë në Kuvend si nismë e qeverisë dhe më pas t’i nënshtrohet procedurës parlamentare. Projekti për Kodin e ri Penal do t’i nënshtrohet një diskutimi intensiv në muajt tetor-nëntor, pasi qëllimi është që të kemi një kod modern në përputhje me standardet e BE. Synojmë të kemi një Kod Penal të qëndrueshëm ndër vite”, u shpreh Gjonaj.