Kryeministri Rama pret delegacionin e Kosovës, pritet nënshkrimi i 14 marrëveshjeve

rama hoti 1100x620

Mbërrin në Tiranë delegacioni kosovar për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive. Pas takimit me kryeministrin Rama delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga kryeministri Hoti kanë përshkruar më këmbë rrugën për në pallatin e Kongreseve.

Në orën 11:00  nisi ceremonia në Pallatin e Kongreseve, ndërsa kryeministrat Rama e Hoti do të mbajnë fjalimet e tyre nga dhjetë minuta secili, para kabineteve qeveritare. 

Nga ora 12:45 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare, kurse në orën 13:00, kryeministrat Rama e Hoti, për gjysmë ore do të mbajnë konferencë për media.

mes Shqipërisë dhe Kosovës priten të nënshkruhen14 marrëveshje. Ndër marrëveshjet më të rëndësishme janë ajo për zhdoganimin e mallrave që destinacion kanë Kosovën në portin e Durrësit, studimi i fizibilitetit për linjën hekurudhore që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, bashkëpunim në fushën energjetike.

Marrëveshje të tjera do të nënshkruhen në fushën e shëndetësisë, kulturës, çështjeve sociale, arsim, financave. Avdulla Hoti do të jetë kryeministri i pestë i Kosovës që ulet në tryezën e përbashkët të dy qeverive.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive ishtë parashikuar të mbahej në Shkodër, por më pas u vendos për në Tiranë.