Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Liroi të dënuarin me burgim të përjetshëm, shqyrtohet sot kërkesa për shkarkimin e gjyqtarit

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 11:21 | Aktualitet
Liroi të dënuarin me burgim të përjetshëm, shqyrtohet

KLGJ shqyrtoi sot kërkesën e ILD për shkarkim nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo, por nuk mori vendim. Seanca është shtyrë me kërkesë të tij.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo të Gjykatës së rrethit Korçë, bazuar në një kërkesë të depozituar nga ministri i Drejtësisë, pasi gjyqtari më 14.02.2019 vendosi/urdhëroi lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm G.Gj., i gjetur fajtor për një vrasje të kryer në vitin 1997.

Vendimi për lirimin u rrëzua nga Gjykata e Apelit Korçë gjashtë muaj më vonë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu