Meta mesazh Ramës: Lëri lojërat me Kodin Zgjedhor, respekto 5 qershorin

meta rama 1100x620

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një tjetër mesazh kryeministrit Rama, që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit dhe të lërë lojërat me Kodin Zgjedhor. Sipas tij e vetmja gjë që mund të bëjë Rama janë listat e hapura.

“Lojërat me kodin t’i lërë sepse duhet ta dijë që është i pashpresë në rast se humbjen e tij kërkon ta kthejë në tragjedi për Shqipërinë. Të respektojë marrëveshjen e e 5 qershorit. E vetmja gjë që mund të bëjë janë listat e hapura, por ai nuk e bën”.

Meta theksoi se ka përpjekje për të instaluar një juntë në Shqipëri dhe ai nuk mund të qëndrojë indiferent, por do ta ndalojë me çdo kusht nëse nuk hapen negociata me Shqipërinë.

“Përpjekje për instalimin e një junte në Shqipëri. Nuk mund të rri indiferent dhe do ta ndaloj me çdo kusht dhe mjet ligjor. Paralajmërova që nuk hapen negociatat. Unë i ndaj çështjet shtetërore, kombëtare dhe personale. Po të ishte personale sdo kisha bërë koalicion me Ramën në 2015, por jam i detyruar për shkak të detyrës që të respektoj atë sigël të tij. Nuk është Edi Rama që i ka sjellë në pushtet socialistët, por bandat, dhe ka përvetësuar oligarkët. Nuk ka bërë asgjë tjetër për socialistët, që e kanë sjellë Ramën në pushtet”.