NASA nis testimin e tualetit 23 milionë dollarësh për në hapësirë

Untitled collage 1 1 1100x620

NASA po përgatitet të nisë testimet e një tualeti me gravitet zero në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, përpara përdorimit të tij të mundshëm në misionin e ardhshëm në Hënë.

Sipas BBC, tualeti 23 milionë dollarësh, i cili thith mbetjet njerëzore nga trupi, do të dërgohet në Stacionin Hapësinor me një “anije” mallrash.  NASA, shkruan se sistemi me vakuum i tualetit është shumë i përshtatshëm për astronautet femra.

Raketa që mbante ngarkesën do të duhej të nisej të enjten nga baza e ishujve Wallops në Virginia, por misioni u shty tre minuta përpara për shkak të një problem teknik.