Njihuni me Hope Hicks, këshilltarja që mund të ketë infektuar Trumpin me koronavirus

Ish-modelja Hope Hicks është një nga këshilltaret e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në 24 orët e fundit është e bërë e famshme pasi mund të jetë një nga personat që e ka infektuar Trumpin me Covid-19.

“Hope Hicks, e cila ka punuar fort dhe pa pushim, sapo doli pozitive me koronavirus. E tmerrshme”, shkroi Trump në Twitter, vetëm disa orë përpara se të konfirmonte që edhe vetë ishte infektuar.