Parashikimi i BERZH për Shqipërinë, Meta: Koha për parandalimin e rënies në humnerë

meta1 1100x620

Pas raportit të BERZH, i cili parashikonte recesion -9% për Shqipërinë, ka ardhur edhe reagimi i presidentit Ilir Meta. Përmes një postimi në facebook kreu i Shtetit apelon se është koha për parandalimin e rënies në humnerë. Sipas tij çdo përshkallëzim i mëtejshëm i krizës politike në vend, do rrezikonte seriozisht stabilitetin dhe pasigurinë për qytetarët.

Presidenti Meta u bën thirrje palëve që të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit, e cila është kyçe për stabilitetin dhe ekonominë.

Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani! Ndaj respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare. koha për t’u thelluar!”- shkruan Meta.