Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

PD skualifikon Rusmalin nga gara për kryekomisioner, emrat për organet e KQZ së re

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 20:09 | Politikë
PD skualifikon Rusmalin nga gara për kryekomisioner, emrat për organet

Komisioni i Posaçëm Parlamentar përmbylli mbrëmjen e së premtes procedurën për përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së së re, në respekt të marrëveshjes politike të 5 qershorit.

Komisioni përzgjodhi si kandidatë për detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin, Ardjan Myslimaj dhe Ilirjan Rusmali, por ky i fundit u eliminua nga i dërguari i posaçëm i opozitës jashtëparlamentar Oerd Bylykbashi duke dërguar kështu për votim vetëm dy emrat e parë.

Në zbatim të procedurës, z.Bylykbashi në cilësinë e të dërguarit të posaçëm përzgjodhi tre kandidatë nga lista e kandidatëve për nënkomisioner dhe pas eliminimit të njërit prej emrave nga komisioni, mbetën në garë Lealba Pelingu dhe Agron Haxhimihali.

Gjithashtu Kuvendit iu dërgua për votim dhe lista e anëtarëve për Komisionin Rregullator i cili përbëhet nga kandidaturat e Ilirjana Nanos, Dritan Çakas, Odeta Berberit, Muharrem Çakajt dhe Helga Vukajt.

Ilirjan Rusmali edhe pse u eliminua për postin e Komisionerit Shtetëror është përzgjedhur si anëtar i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve së bashku me Elvin Lakon, Koli Belen, Elvis Cefën dhe Ledio Brahon.

Projektvendimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentare për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet e reja drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të shqyrtohen në seancën parlamentare të ditës së hënë, datë 5 Tetor 2020.

A2 CNN Livestream

Dita jonë