Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Përkeqësohet situata në kampet e refugjatëve në Bosnje, 2 të vdekur në përleshje

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 12:28 | Ballkani

Përkeqësohet edhe më shumë situata në kufirin midis Bosnje Hercegovinës dhe Kroacisë, ku mijëra emigrantë kryesisht nga Lindja e Mesme ndodhen aktualisht në mëshirën e fatit.

Autoritetet policore boshnjake njoftuan vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 18 të tjerëve pas një përleshje midis refugjatëve nga Pakistani dhe ato nga Afganistani.  Ngjarja ka ndodhur në Bihaç, në kufirin me kufirin e BE-së që refugjatët kërkojnë të kalojnë prej muajsh.   

Vendimi i autoriteteve lokale për të zbrazur disa kampe duke transferuar pjesë të emigrantëve në kampe të tejmbushura, po ngre dita ditës tensionin në atë zonë, duke evidentuar një mungesë organizimi të vendit ballkanik, pavarësisht financimeve të Bashkimit Europian.

Kushtet e vështira të kampeve në veri të Bosnjës, në prag të dimrit të ftohtë

Janë më shumë se 10 mijë emigrantët nga Lindja e Mesme që ndodhen në Bosnje Hercegovinë.

Organizata si IOM dhe Amnesty International kanë denoncuar kushtet e mijëra prej tyre, që duket sikur janë totalisht të braktisur nga vëmendja e autoriteteve. “Me temperaturat që po ulen, autoritetet duhet të bëjnë hapa konkrete për të siguruar që emigrantët të mbijetojnë gjatë dimrit, dhe mos të luajnë me jetën e tyre për synime politike. Kjo mund të ketë pasoja katastrofike”, denoncon Amnesty International.    

https://a2news.com/2020/10/01/situata-e-emigranteve-ne-bosnje-eshte-dramatike-okb-me-mijera-po-flene-ne-rruge/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani