Pezullimi i Shkëmbit ngre pikëpyetje mbi OFL, Juristët: Mundësi “amnistimi” pasurive kriminale

Pezullimi nga detyra i një prej zyrtarëve më të lartë të Operacionit Forca e Ligjit me kërkesë të SPAK, ka ngritur pikëpyetje mbi gjithë operacionin dhe efektshmërinë e tij.

Prezantimi me bujë nga qeveria i aktit normamtiv 12 mujor me qëllim forcimin dhe ashpërsimin e luftës ndaj krimit të organizuar u pasua me deklaratat e përditshme të polices me syze dielli mbi formularët e dërguar dhe videot e efektive të të Policisë së Shtetit që pozonin me jelekët OFL.

Por tre muaj para skadimit të tij, rezultatet e operacionit nuk ngjajnë me ato të pretenduara nga hartuesit dhe zbatuesit e tij. Juristët vlerësojnë se akti normativ për OFL ishte i panevojshëm, derisa ishte në fuqi ligji anti-mafia, mes të cilit goditet pasuria e botës së krimit.

Sipas tyre, nxitimi 12 mujor i OFL për filtrimit të pasurive të personave të dënuar me formë të prerë apo në hetim për krim të organizuar, mund të cojë ujë tek mulliri i kriminelëve.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në gjashtë muajorin e parë të vitit, SPAK kërkoi sekuestro për 102 pasuri, nga të cilat 71 ishin automjete. Në 80 raste të tjera ktheu mbrapa kërkesat e Policisë sështetit për sekuestro, duke i vlerësuar si të bëra në kundështim me aktin normativ.