Po bënte “livestream” për mijëra persona, ish-burri i vë flakën

tikotk 600x338

Një personazh i famshëm i rrjeteve sociale në Kinë është djegur nga ish-bashkëshorti i saj ndërkohë që po mundohej të bënte “livestream”. Ajo pësoi djegie në 90% të trupit dhe ndërroi jetë dy javë pas ngjarjes.

Lamu ishte shumë e famshme në Douyin, një version tjetër i TikTok, ku kishte qindra mijëra ndjekës.

30-vjeçarja njihej për postimet e saj të lumtura nga jeta e fshatit dhe për faktin se nuk përdorte kurrë tualet në videot e postuara.

Sipas “Beijing Youth Daily”, ekrani i Lamu u errësua pak momente pasi nisi lidhjen direkte në rrjetin social. Burri i hyri në shtëpi me thikë në dorë dhe me një shishe benzinë për të kryer aktin makabër.