Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Policia i kontrollon shtëpinë, vetëvritet gazetarja ruse: Fajësoni Kremlinin

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 17:20 | Bota
Policia i kontrollon shtëpinë, vetëvritet gazetarja ruse:

Një gazetare rusi humbi jetën të premten duke i vënë zjarrin vetes përpara një dege të Ministrisë së Brendshme në qytetin e Nizhny Novgorod, një ditë pasi apartamenti i saj u kontrollua nga forca të shumta policie.

Përpara se të bënte këtë akt, gazetarja Irina Slavina shkroi në rrjetet sociale, ku iu drejtohej ndjekësve të saj që të fajësonin Federatën Ruse për vdekjen e saj.

Slavina punonte në një gazetë të vogël lokale, e cila e konsideronte veten si të pacensuruar dhe që nuk merrte urdhra “nga lart”.

Një ditë përpara vdekjes ajo tregoi në rrjetet sociale se hetues dhe policë kontrolluan apartamentin e saj në kërkim të “broshurave, pamfleteve apo llogarive” nga grupi opozitar “Rusia e Hapur”, i cili financohet nga kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky.

Komiteti i Hetimit Rus, ndërkohë, njofton se ka hapur një hetim paraprak për shkaqet e vetëvrasjes së gazetares në qytetin Nizhny Nogorod.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani