Putin: Me rezistencën e tij të lindur, Trump do ta mposhtë koronavirusin

trump putin 600x338

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka uruar shërim të shpejtë homologut të tij amerikan Donald Trump, i cili rezultoi me koronavirus.

“Jam i sigurt se rezistenca jote e lindur dhe optimizmi do të të ndihmojnë që ta kalosh virusin vdekjeprurës”, lexohet në telegramin e udhëheqësit rus.

Gati një muaj para zgjedhjeve presidenciale, dhe pak ditë para debatit të dytë me rivalin demokrat Joe Biden, Donald Trump dhe bashkëshortja Melania rezultojnë pozitiv me koronavirus. Njoftimin e bëri vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Sot, unë dhe Melania rezultuam pozitiv me Covid-19. Do të vetizolohemi dhe do të nisim procesin e shërimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë së bashku”, shkroi Trump.