Rama i përgjigjet Metës, mohon humbjet në Arbitrazh: Kemi fituar procese

2 TETOR KONFERENCA E PERBASHKET LIVE frame 35739 1100x620

Kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave të presidentit Meta për humbjet në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, të cilat po e fusin vendin në krizë të thellë financiare.

Kreu i qeverisë mohoi akuzat për humbjet në Arbitrazh, duke theksuar se Shqipëria ka fituar procese dhe nuk ka asnjë humbje deri më sot.

 “Kemi fituar procese në Arbitrazh, por nuk kemi humbur asnjë proces deri në këto momente. Dhe deri më sot që flasim nuk kemi asnjë proces në Arbitrazh të përfunduar ku në të kemi humbur. Dhe kemi skuadra të përbashkëta të avokaturës së shtetit që punojnë për t’i zmbrapsur këto vendime që janë të natyrës paraprake”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ai kërkoi nga gazetarët që të verifikojnë nëse akuzat e presidentit, të cilat sipas tij janë përhapur në opinionin publik të verifikohen.

“Në emër të fakteve dhe jo për autorin e akuzës dhe kjo është për ju të gjithë, ka disa kohë që është ngulur në opinion që ne kemi humbur arbitrazhe, madje një pjesë mendojnë që ne i kemi humbur paratë, po ju gazetarët pse nuk i shikoni nëse është e vërtetë kjo”, u përgjigj Rama.