Rama i përgjigjet opozitës për oligarkët: Në 5 vite kanë paguar 458% më shumë taksa se në 8 vitet tuaja

29 SHTATOR RAMA ERTV ORA 13 00 frame 84973 1100x620

Kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për favorizim ndaj biznesmenëve, të cilët sipas PD-së kanë marrë miliona para nga qeveria.

Rama hedh poshtë akuzat e PD-së për favorizim ndaj oligarkëve, ndërsa shprehet se 100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet e qeverisjes së PD-së.

“Meqë disa prej jush shkruan dje këtu se 10 më të mëdhenjtë paskan paguar më shumë se paskeshin marrë më shumë punë nga shteti (e pavërtetë), po ju vë sot para syve faktin tjetër kokëfortë, se 100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes së dështakëve që dinë veç të gënjejnë, të shajnë e të bëjnë rrëmuja pa lidhje!”- shkruan Rama.