Rama: Në kohë zgjedhjesh dhe mes mijëra sfidash, Trump gjeti kohën që të më shkruajë

rama trump 600x338

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij nga Kosova, tha se “jam i kënaqur që në kohë zgjedhjesh dhe mes mijëra sfidash, Presidenti Donald Trump ka gjetur kohën që të më shkruajë mua”.

“Jam shumë i kënaqur për vlerësimin e tij për rolin tim dhe të qeverisë, qoftë në aspektin e rajonit, qoftë në disa qëndrime që janë bindje dhe jo qëndrime oportuniste. Patjetër që SHBA ka qenë, është dhe do të mbetet pikë referimi për ne, por ne vendosim në bazë bindjesh. Harmonia e plotë mes meje dhe Presidentit amerikan mbi 5G-në është bindje nga ana ime dhe jo imponim nga ana e SHBA. Letra ime për drejtuesit e qeverive në rajon kohë më parë, as më është kërkuar dhe as më është imponuar nga Shtëpia e Bardhë”, tha Rama.