Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rreth 20 mijë raste me koronavirus mes punëtorëve të Amazon

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 18:07 | Bota
Rreth 20 mijë raste me koronavirus mes punëtorëve të Amazon

Kompania Amazon deklaron se rreth 19 mijë punonjës të linjës së parë në Shtetet e Bashkuara kanë rezultuar të infektuar me koronavirus që prej muajit mars.

Numri është i barabartë me 1,44% të 1,37 milionë punëtorëve të Amazon dhe filialit të saj “Whole Food”.

Amazon prej kohësh është bërë objekt kritikash nga punonjësit e saj, sindikatat apo zyrtarët e zgjedhur, të cilët e akuzojnë kompaninë se ka vënë në rrezik shëndetin e punonjësve të saj. Por gjiganti i shitjeve online shprehet se niveli i infektimeve mes punonjësve është shumë herë më i ulët nga sa pritej.

Amazon i ka mbajtur të hapura magazinat e saj përgjatë pandemisë për të përballuar fluksin në rritje të konsumatorëve, të izoluar në banesat e tyre. Për këtë arsye dhe fitimet e kompanisë ka prekur nivele rekord në muajt e fundit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani