Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

SHBA-Shqipëri firmosin nesër marrëveshjen për Skavicën

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 14:43 | Politikë
SHBA-Shqipëri firmosin nesër marrëveshjen për Skavicën

Shqipëria do të firmosë nesër me Shtetet e Bashkuara një marrëveshje për Skavicën. Lajmin e konfirmoi kryeministri Rama gjatë konferencës për shtyp me homologun kosovar Avdullah Hoti.

“Ne me SHBA-në nesër do të firmosim një marrëveshje me Skavicën që do të financohet nga SHBA dhe që është një gjest fantastik i vullnetiti të SHBA-së për t’i shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë për atë që ne kemi bërë në këtë periudhë për ato çështje që shprehen në letrën e Presidentit dhe për të tjera”- njoftoi Rama.

Një tjetër ndihmë që SHBA do t’i akordojë Shqipërisë janë një numër respiratorësh për përballimin e pandemisë.

“SHBA ka vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësor me respiratorë në Europë dhe pjesën e luanit t’ia japin Shqipërisë. I them këto me kënaqësinë se do të realizojmë një vepër të ëndërruar e shumëpritur qysh në vitet e vjetra, siç është Skavica me SHBA-në drejtëpërdrejt”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë