Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shqiptarë dhe grekë, bashkë në male për parcelat me hashash

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 18:48 | Kronikë

Një grup i strukturuar kriminal, që merrej me kultivimin e kanabisit, u zbulua së fundmi në Greqi. Organizata kriminale përbëhej nga shtetas grekë dhe shqiptarë, ndërsa mes 10 të arrestuarve kishte edhe gra.

Policia greke ka publikuar video dhe foto të operacionit, ndërsa bën me dije se kanabisi kultivohej në zonat e mëdha të Atikës, Arkadisë dhe Korintit.

Fitimet e mundshme vlerësohen në 1.5 milionë deri në 1.8 milionë euro. Në total u sekuestruar afro 1500 bimë kanabis, mbi 1 kuintal hashash, gati për shitje, 27 telefona celularë, 18 mijë euro dhe materialet që përdoreshin për kultivimin e drogës.

Plantacionet ndodheshin në zona malore dhe të paarritshme, ndërsa organizata kriminale kishte një strukturë hierarkike me role të dallueshme të anëtarëve të saj, për sa i përket udhëheqjes, personit përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kontrollin e plantacioneve, kultivimin, ruajtjen, furnizimin me pajisjet e duhura dhe komunikimin midis anëtarëve të këtij rrjeti kriminal.

https://www.youtube.com/watch?v=bK89AnrpZeA&feature=emb_title

A2 CNN Livestream

Dita jonë