Si shuhet një yll? Teleskopi Hubble sjell pamjet fantastike të supernovës

Untitled collage 3 1 1100x620

Një shkëlqim verbues që zbehet deri në zhdukje, kështu shuhet një yll që vdes. Teleskopi hapësinor Hubble sjell pamjet e jashtëzakonshme të një supernove, filmuar me opsionin “time-lapse”

Supernova me emrin SN 2018gv, shpërtheu brenda galaktikës spirale Ngc 2525, rreth 70 milionë vite dritë larg sistemit tonë diellor, në konstelacionin e hemisferës jugore Puppis.

Shpërthimi i përjetësuar nga Hubble është rezultat i një viti vëzhgimesh, si pjesë e programit  mbi supernovat i koordinuar nga Universitetit Amerikan Johns Hopkins dhe Instituti Shkencor i Teleskopit Hapësinor.

Shpërthimet e supernovave janë ndër fenomenet më të bukura në kozmos, me një shkëlqim që arrin deri në 5 miliardë herë më e lartë se ai i Diellit.