Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Takimi Shqipëri-Kosovë, Podgorica: Jo takimeve pompoze, të kuptohet ngërçi që ka bllokuar marrëveshjet

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 10:32 | Politikë
Takimi Shqipëri-Kosovë, Podgorica: Jo takimeve pompoze, të

Sot qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës takohen në Tiranë, ku pritet të nënshkruajnë 6 marrëveshje dhe memorandume të ndryshme bashkëpunimi. Për pritshmëritë e këtij takimi foli për A2 Gëzim Podgorica, anëtar i Këshillit të Ambasadorëve dhe njohës i mirë i marrëdhënieve dypalëshe.

“Duke parë agjendën e sotme, vërehet se mbledhja zgjat maksimalisht 45 minuta, pra leximi dhe firmosja e tyre, dhe më pas vijimi i retorikës politike pothuajse folklorike  që ka shoqëruar komunikimin publik të këtyre mbledhjeve. Nuk kemi nevoje për mbledhje të tilla plot pompozitet”, thotë Podgorica.

Sipas tij, “më e rëndësishme se marrëveshjet e sotme do të ishte një reflektim për marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, duhet kuptuar ngërçin ekzistues në 51 marrëveshjet e mëparshme”.

Nuk bëhet fjalë vetëm për mungesë vullneti, por “sapo mbyllet kapitulli i një mbledhje, pra sapo qeveritë kthehen në zyrat e tyre, fillojnë e mendojnë për problematikat e tyre të ditës.  Shqipëria dhe Kosova nuk mund të vazhdojnë të mendojnë vetëm si vende fqinje, por si vende që duhen të integrohen brenda njëra tjetrës, hap ky që do të çojë më vonë në integrimin europian. Ky lloj integrimi duhet të rezultojë me lëvizjen e lirë të personave, mallrave dhe kapitaleve, dhe pas tyre e gjithë gjërat e tjera vijnë e relaksiohen”, thotë ai për A2.  

Për Podgoricën, “ngarkesa politike dhe publike e këtyre shfaqjeve vetëm rëndojnë situatën, dhe marrëveshja mbetet më shumë në planin publik sesa në atë praktik. Nuk kuptohet pse duhen bërë kaq shumë memorandume mirëkuptimi kur mund të bëhet një memorandum unik me pikat kryesore nga ku do të rrjedhin marrëveshjet konkrete”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli