Thaçi bisedë më Lajçak: Kosova e përkushtuar në dialogun për njohjen e ndërsjellë

thaci lajcak 1100x620

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka biseduar me përfaqësuesin e BE-së Miroslav Lajçak për dialogun Prishtinë-Beograd dhe rrugën rrugën e Kosovës drejt integrimit.

Kreu i shtetit kosovar ka përsëritur qëndrimin se Kosova mbetet e përkushtuar njohjen e ndërsjellë, si e vetmja mënyrë për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Përsëris se Kosova është e përkushtuar për një dialog për njohjen e ndërsjellë, si mënyra e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE”- shkruan Thaçi në Twitter.