Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Tjetër bilanc negativ nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 19:27 | Ballkani
Tjetër bilanc negativ nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se 6 persona të tjerë humbën jetën ndërsa 225 rezultuan të prekur me koronavirus në 24 orët e fundit, për të shënuar kështu një tjetër rritje të shifrave ditore në vendin fqinj.

Të dhënat e publikuara flasin gjithashtu dhe për 98 pacientë të shëruar nga virusi i ri dhe 1694 testime të kryera.

Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 749 viktima, shumica prej të cilëve janë nga Shkupi, Kumanova, Prilepi, Struga dhe Tetova.

Deri të premten në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar me COVID-19 18.363 persona, prej të cilëve 15.164 janë shëruar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani