Trump letër Ramës, i kërkon zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem

trumprama 1100x620

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama zhvendosjen e ambasadës shqiptare në Jeruzalem.

“Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem”

Në një letër dërguar kreut të qeverisë shqiptare, kreu i Shtëpisë së Bardhë vlerëson mbështetjen e Shqipërisë për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit dhe së shpejti do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi mbi sigurinë 5G.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit. Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë”- shkruan presidenti Trump, i cili vlerëson rolin e Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve.

“Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni”.

Kreu I shtëpisë së Bardhë vlerëson kryeminsitrin Rama për mbështetjen në normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe të Marrëveshjeve të Abrahamit, të cilat I konsideron si hapin më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë.