Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e dinin se këshilltarja ishte e infektuar, por kjo nuk e ndaloi Trumpin të udhëtonte në New Jersey

Untitled collage 2 1100x620

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e dinin se, Hope Hicks, ishte pozitive me koronavirus, megjithatë kjo nuk e ndaliu Trumpin të udhëtonte drejt New Jerseyt.

Ndërsa SHBA-ja gumëzhin ndaj lajmeve për diagnostikimin e Presidentit Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump me Covid, disa po ngrenë pyetje në lidhje me trajtimin e situatës nga administrata e tij, pasi këshilltarja e Trump, Hope Hicks, konfirmoi se ishte testuar pozitive me koronavirus.

Një grup i vogël i zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë e dinin të Enjten në mëngjes se Hicks ishte e infektuar me Covid-19, sipas korrespondentit të CNN, Kaitlan Collins. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi as Presidentin Trump të bënte një udhëtim në New Jersey për mbledhje fondesh dhe as sekretaren e shtypit, Kayleigh McEnany, të mbante një konferencë për media.

McEnany nuk mbante maskë në konferencë dhe nuk përmendi në asnjë moment diagnozën e Hicks para gazetarëve në dhomë, shton Collins.

“Pra, pyetja që ngrihet për Shtëpinë e Bardhë, është pse Presidenti shkoi në New Jersey, duke e ditur se ai mund t’i vinte në rrezik këta njerëz, donatorët dhe mbledhësit e fondeve? Dhe sigurisht, pse sekretarja për shtyp, mbajti një konferencë, pavarësisht se e dinte që kishte pasur kontakt me dikë që sapo kishte dalë pozitive me koronavirus? “, shkruan Collins.

“Ajo nuk na tregoi. Nuk u tha as gazetarëve që ishin në avion. Dhe do të ketë pyetje serioze për Shtëpinë e Bardhë, e cila i mbajti ato informacione fshehur jo vetëm nga reporterët në dhomë, por edhe nga populli amerikan , në lidhje me gjendjen e shëndetit të Presidentit dhe njerëzve me të cilët ai potencialisht është në kontakt “.