Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

1 milion viktimat e Covid-19

Nga A2 CNN
3 Tetor 2020, 15:50 | Bota
1 milion viktimat e Covid-19

Më tepër se 1 milion njerëz kanë vdekur në gjithë botën nga koronavirusi, ndërsa ritmi i vdekjeve është në rritje po ashtu sikundër shkalla e infektimit në shumë shtete. Vdekjet si pasojë e COVID-19 janë dyfishuar në vetëm 3 muaj, me SHBA, Brazilin dhe Indinë që kanë regjistruar shifra fatale.

Sipas llogarive të Reuters, bazuar në të dhënat e muajit shtator, çdo 24 orë në mbarë botën vdesin 5400 persona, e thënë ndryshe 226 vdekje për orë ose 1 viktimë çdo 16 sekonda. Në kohën e nevojshme për të parë një ndeshje futbolli, mesatarisht 340 persona gjejnë vdekjen si pasojë e koronavirusit. 45% e rasteve globale të vdekjeve prej pandemisë, regjistrohen në SHBA, Britani dhe Indi, ndërsa Amerika Latine mban peshën e 1/3 së këtyre vdekjeve. India është tashmë epiqendra e re e pandemisë. Javët e fundit vendi ka regjistruar nivelin më të lartë të të infektuarve të rinj, me një mesatare pre 87500 raste në ditë që nga fillimi i majit shtator.

Duke parë këtë trend, India pritet të kaloj SHBA-në, si vendi me numrin më të lartë të të infektuarve me  COVID-19, shto këtu faktin që qeveria e kryeministrit Narendra Modi, kërkon të lehtësojë masat shtrënguese, në tentative për të stimuluar ekonominë në vështirësi.

Pavarësisht shtimit të rasteve ditore në Indi, rreth 95.500 persona, shifrat mbeten më të ulëta se ato të SHBA-së, Britanisë dhe Brazilit. Ekspertët e shëndetësisë ngrenë shqetësimin se  shifrat që raportohen mbi vdekjet dhe rastet e reja të infektimeve, që nga shpërthimi i pandemisë në muajin janar në Kinë, janë shumë më të ulëta se realiteti, nisur edhe nga resurset e pakta të shumë shteteve për të kryer testet e tamponit.

Norma globale  e vdekjeve ka ardhur në rritje në 3 muajt e fundit, krahasuar me shifrat e raportuara më herët me 4700 vdekje në 24 orë, për shkak të koronavirusit. Rastet e të infektuarve po rriten sërish në SHBA dhe po regjistrohen rekorde të reja në Europë, që ka 25% të vdekjeve. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron përhapje në të pandemisë në nivel shqetësues në vendet e Europës Perëndimore, ndërsa bota është pak javë larg nga sezoni dimëror i gripit. OBSH gjithashtu paralajmëron se pandemia ka ende nevojë për masa të shtuara kontrolli, nisur nga rastet në rritje në Amerikën Latine, ku shumë shtete i janë rikthyer normalitetit me aktivitetet sociale dhe publike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani